Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Raporti i DASH provon pastrimin e parave në ndërtim

Bardhi: Raporti i DASH provon pastrimin e parave në ndërtim

Kryetari i grupit të PD, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për favorizim të krimit të organizuar përmes dhënies së lejeve të ndërtimit, duke iu referuar një raporti të Departamenti Amerikan i Shtetit.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi theksoi se raporti i DASH ngre shqetësime serioze mbi përdorimin e sektorit të ndërtimit në Shqipëri për pastrimin e parave të krimit të organizuar.

Sipas tij, kjo nuk është më një akuzë politike e opozitës, por një konstatim i bërë nga një institucion ndërkombëtar.

“Këto grupe shqiptare shfaqin nivele gjithnjë e më të larta në sofistimin e krimeve të tyre të  teknikave të komunikimit dhe teknikave të pastrimit të parasë. Ata përdorin ekonominë shqiptare, vecanërisht sektorin e ndërtimit për të pastruar të ardhurat dhe për të kontribuar në korrupsion. Këtë se thotë më opozita por Departamenti Amerikan i Shtetit. Në fakt e papranueshme nuk është të lidhësh sektorin e ndërtimit me paratë e krimit, e papranueshme është t’i japësh krimit në mënyrë të vazhdueshme leje ndërtimi.

Tani leje ndërtimi Artur Shehut në Vlorë që po e kërkon e gjithë bota si një nga krerët e një prej organizatave më të rrezikshme të trafikimit të lëndëve narkotike, i ka dhënë leje opozita apo Edi Rama. Ne ja kemi firmosur lejen për resortin luksoz në Vlorë apo Edi Rama”, tha Bardhi.

 

Të fundit