Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Raporti i ODIHR konfirmon farsën elektorale të mazhorancës, Balluku shembulli më flagrant

Bardhi: Raporti i ODIHR konfirmon farsën elektorale të

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar i revoltuar pas publikimit të raportit final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se vëzhguesit ndërkombëtarë kanë konfirmuar abuzimin me pushtetin dhe zhdukjen e vijës ndarëse midis shtetit dhe partisë dhe se raporti evidenton presionet mbi punonjësit publikë, patronazhimin dhe përfshirjen e elementëve kriminalë në disa zona të vendit.

Sipas tij, shembulli më flagrant i shkeljeve është qarku Fier, ku drejtuese politike e Partisë Socialiste ishte zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Të fundit