Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi reagon ndaj Komisioneres së BE: E papranueshme të fajësohen shqiptarët për korrupsionin

Bardhi reagon ndaj Komisioneres së BE: E papranueshme të

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Komisioneres për Zgjerimin në Komisioni Evropian, Marta Kos, pas një interviste të saj për Politico.

Në një reagim publik, Bardhi e cilësoi të papranueshëm qëndrimin e komisioneres, duke theksuar se ajo, sipas tij, ka bërë bashkëpërgjegjëse shoqërinë shqiptare për korrupsionin në vend.

Ai drejtoi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e bërë atë përgjegjës për, siç tha, mbrojtjen dhe tolerimin e korrupsionit. Në këtë kontekst, Bardhi përmendi edhe rastin e Belinda Balluku, për të cilën deklaroi se është mbrojtur politikisht nga mazhoranca në Kuvend.

REAGIMI:

I pabesueshëm qëndrimi i Komisioneres së Zgjerimit znj. Marta Kos, që është shpërndarë në median shqiptare në vijim të një interviste të saj në Politico, që bën bashkëpërgjegjës për korrupsionin e Edi Ramës shoqërinë shqiptare.

Jo e nderuar znj. Komisionere;

Shoqëria shqiptare nuk e pranon korrupsionin, shqiptarët nuk janë të korruptuar.

Përgjegjësia për korrupsionin dhe pranimin e mbrojtjen e tij është vetëm personale e Edi Ramës. Korrupsionin e Belinda Ballukut nuk e kanë pranuar shqiptarët, por e ka mbrojtur Edi Rama me deputetët – kartona në Kuvendin e Shqipërisë. SPAK nuk po e pengon shoqëria shqiptare të luftojë korrupsionin, por po e pengon Edi Rama që po ndërhynë në hetimet e një çështje konkrete.

Ju nuk keni asnjë të drejtë të fyeni shoqërinë shqiptare, që është populli më proeuropian në botë. Ne e përbuzim përgjithësimin dhe vlerësimin tuaj për shoqërinë shqiptare, dhe kërkojmë me këmbëngulje distancimin e institucioneve europiane mbi përgjithësime të tilla të papërshtashme për shqiptarët.

Të fundit