Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi reagon pas deklaratave të Ramës për dronët: I njëjti mashtrim si në 2022

Bardhi reagon pas deklaratave të Ramës për dronët: I

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të Ramës se kontrolli i territorit do të bëhet me dronë.

Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se Rama kaloi nga satelitët fantazëm tek dronët, i njëjti mashtrim që dha në vitin 2022.

Demokrati thotë se Rama kërkon aferën e radhës, pasi paratë e taksapaguesve shërbejnë vetë për qokat e tij.

“Edi Rama dje dhe sot, nga satelitët fantazëm tek dronët luftarakë!

Ajo që nuk ndryshon prej 12 vitesh është epoka e mashtrimit të shqiptarëve nga Edi Rama. I njëjti mashtrim në 2022, i njëjti mashtrim edhe sot. Ndryshon vetëm “mjeti”: nga satelitët kemi kaluar tek dronët!

E gjitha për të justifikuar aferën e radhës, para të taksapaguesve që jepen për qokë personale dhe që nuk shërbejnë për asgjë! E vërteta e kontrollit të territorit është që njerëzve u shkelet syri para zgjedhjeve për t’u marrë votën, pastaj shpërthejnë “muçërit” dhe u marrin shpirtin dhe kursimet e jetës.

Për pasojë paligjshmëria nuk buron nga njerëzit. Një qeveri që u shkel syrin njerëzve për të shkelur pak ligjin në këmbim të votës nuk e zgjidh problemin as me satelitë fantazëm, as me dronë imagjinarë. Problemi është vetë Edi Rama!”, shkruan Bardhi.

Të fundit