Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi replikon me ministren e Shëndetësisë: Filozofia juaj është mashtrimi, mbani ato që keni premtuar

Bardhi replikon me ministren e Shëndetësisë: Filozofia juaj

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka replikuar me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu.

Ministrja e Shëndetësisë kundërshtoi minimumin jetik të kërkuar nga demokratët duke thënë se paga minmale është dyfishi i minimumit jetik që propozon PD-ja.

“Politikat me mirëqenies sociale kanë qenë të përqendruar a në rritjen e punësimit dhe pagave. NË 2013 paga minimale ishte 22 mijë lekë, sot është dyfishi i asaj që propozoni si minimum jetik. Paga mesatare mujore 55% më e lartë se ajo që e latë në 2013”, u shpreh Koçiu.

Bardhi iu drejtua ministres duke i thënë se PS ka ngelur peng e premtimeve të bëra në vitin 2013, duke i rikujtuar mashtrimin që përdorin si filozofi për të përfituar vota.

"Ministrja e Shëndetësisë e kishte me zell kundërshtimin e minimumit jetik. Shqiptarët nuk kërkojnë lëmoshë Znj.Ministre, por kërkojnë të mbani ato që ju i keni premtuar. Keni ngel peng i krahasimit me para 2013. Por unë po ju krahasoj çmimet. I thoni pensionistëve nuk ka nevojë as për minimum jetik e as për rritje pensionesh. Por keni harruar se keni dyfishuar çmimin e energjisë elektrike, keni rritur me të paktën dyfish çmimet e ushqimeve. Ju zonja ministre keni firmos tkurrjen e listës së barnave të rimbursueshme. E keni bërë këtë me urdhër të Edi Ramës, për të favorizuar një aleat politik të tij.

Folët për pensionistet 6 muaj para zgjedhjeve. Na thoni sa është fondi për shpërblimin e pensionisteve për vitin 2025? Është zero! Sepse filozofia juaj është mashtrimi. Ju nuk pyesni për ta. Edhe këtë fond të këtij viti e keni për mashtrim e keni për vota", u shpreh Bardhi.

Të fundit