Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Rezultati në zgjedhje, pasojë e makinacioneve të qeverisë e përçarjes brenda PD

Bardhi: Rezultati në zgjedhje, pasojë e makinacioneve të

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi thotë se PD po kalon një moment tw vështirë dhe kjo e bën më të vështirë sfidën që do të ketë kjo parti përpara.

I ftuar në emisionin “Frontline” në News24, Bardhi foli edhe në lidhje me dorëheqjen e Enkelejd Alibeaj nga posti i kryetarit të komanduar të PD.

Ai tha se e vlerëson aktin i cili vjen pas një fushate të vështirë të ardhur pas një viti e gjysmë pune të vështirë dhe sulmi të vazhdueshëm nga grupimi i drejtuar nga Sali Berisha.

Bardhi ka renditur edhe arsyet që çuan në një rezultat jo të favorshëm për opozitën në këto zgjedhje, arsye të cilat sipas tij janë makinacionet e përdorura nga mazhoranca dhe lufta e përplasja e ashpër brenda PD.

“E kam vlerësuar dorëheqjen e zotit Alibeaj dhe qëndrimin e tij pas zgjedhjeve. Për PD mënyra si hymë në zgjedhje dhe veprimtari në 1 vit e gjysmë sillte një rezultat të pritshëm.
Secili nga ne bëri ç’mundi në këtë fushatë të shkurtër.
Secili prej nesh që nuk iu bashkua pjesë së drejtuar nga Berisha ishte në një sulm e përbaltje të vazhdueshme që ndikoi.
Zgjedhjet treguan që përçarja brenda PD dhe vijimi i të njëjtit model të drejtimit të partisë, sjell një rezultat të tillë. Edhe humbja e “Bashkë Fitojmë” është humbje për çdo opozitar.

Sa kohë kemi humbur duke u marrë me njëri tjetrin kur duhet të punonim bashkë për të prezantuar një alternativë që do votohet pavarësisht mekanizmave të paligjshëm të qeverisë

Ka dy arsye që ndikuar në rezultat, makineria shtetërore dhe përplasja e ashpër brenda PD që nuk krijoi frymën e fitores", tha ai. 

 

Të fundit