Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi shpërndan spotin e protestës së 7 Tetorit, thirrje qytetarëve: Demokracia është në rrezik!

Bardhi shpërndan spotin e protestës së 7 Tetorit, thirrje

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka shpërndarë spotin e protestës së 7 tetorit e thirrur nga PD.


Në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se demokracia sot është në rrezik, ndaj fton qytetarët më 7 Tetor 2024, ora 18:00 të bashkohen ne proteste. 

"Kurrë Shqipëria nuk ka rrezikuar kaq shumë të humbas gjithçka ka fituar me betejë të pashembullt 34 vjet më parë. Demokracia është në rrezik. Shteti personal i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit.

Të gjithë bashkë, më 7 Tetor 2024, ora 18:00, marshojmë drejt Tiranës, për ti treguar kujtdo se atë që kemi fituar me aq mund, nuk mund ta dorëzojmë lehtë!", shkruan Bardhi. 

Të fundit