Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Shumica po shmang kontrollin efektiv, opozita është komponent i një demokracie funksionale

Bardhi: Shumica po shmang kontrollin efektiv, opozita është komponent

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka ngritur shqetësime për funksionimin e demokracisë dhe rolin e Kuvendit në Shqipëri, gjatë një tryeze të nivelit të lartë të organizuar nga Ambasada Britanike në Shqipëri dhe Westminster Foundation for Democracy.

Në aktivitetin me temë “Forcimi i Qeverisjes Demokratike dhe Ndryshimit Transformues”, Bardhi theksoi se hapësira e debatit në Kuvend është kufizuar ndjeshëm, ndërsa proceset vendimmarrëse, sipas tij, vuajnë nga mungesa e transparencës.

Ai u ndal gjithashtu te mënyra se si përdoret shumica parlamentare, duke argumentuar se ajo shfrytëzohet për të shmangur kontrollin efektiv ndaj qeverisë dhe institucioneve.

Postimi:

Gjatë fjalës time në Tryezën e nivelit të lartë “Forcimi i Qeverisjes Demokratike dhe Ndryshimit Transformues” , të organizuar nga Ambasada Britanike dhe WMF për Demokraci, ndër të tjera theksova se:

Demokracia nuk është një gjendje e dhënë njëherë e përgjithmonë. Ajo është një proces që kërkon vigjilencë të përditshme, institucione të forta dhe mbi të gjitha vullnet politik për të respektuar rregullat e bashkëjetesës demokratike.

Roli i Kuvendit të Shqipërisë është kyç në këtë drejtim. Parlamenti nuk duhet të jetë thjesht një mekanizëm formal për miratimin e ligjeve të propozuara nga qeveria, por një hapësirë reale debati, kontrolli dhe llogaridhënieje. Në këtë kuptim, opozita nuk është pengesë, por një komponent i domosdoshëm i një demokracie funksionale. Një opozitë e fortë dhe e dëgjuar garanton balancën e pushteteve dhe mbron interesin publik.

Megjithatë, realiteti që përjetojmë shpesh na tregon se ky rol nuk është gjithmonë i lehtë për t’u ushtruar. Sfida të tilla si kufizimi i hapësirës së debatit, mungesa e transparencës në proceset vendimmarrëse dhe përdorimi i shumicës parlamentare për të shmangur kontrollin efektiv, dëmtojnë besimin e qytetarëve tek institucioni dhe cënojnë interesin publik.

Është fakt tashmë i njohur botërisht se kërkesat e deputetëve të opozitës për informacion mbeten pa përgjigje. Kërkesat tona për interpelanca dhe pyetje me kryeministrin apo anëtarët e qeverisërefuzohen, ndërsa kërkesat tona për ngritjen e komisioneve hetimore rrëzohen. Projektligjet tona po ashtu votohen kundër përpara se të lexohen, edhe pse në disa raste të njëjtat nisma ligjore merren nga qeveria apo mazhoranca dhe miratohen.

Të fundit