Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Si i grabit Balluku 5 milionë euro me një firmë?

Bardhi: Si i grabit Balluku 5 milionë euro me një firmë?

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka denoncuar zëvendëskryeministren Belinda Balluku, se ka grabitur 5 milionë euro me vetëm një firmë.

Bardhi shkruan në Facebook se vetëm me firmën e Ballukut një projekt, i cili, kur ndërtohet nga shteti, nga KESH-i, kushton 8 milionë euro dhe kur ndërtohet nga privati kushton 3 milionë euro.

Postimi:

Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Rajon, sepse paratë e qytetarëve abuzohen/vidhen në mënyrën më skandaloze të mundshme. Vetëm me firmën e Belinda Ballukut mund të ndodhë që një projekt, i cili, kur ndërtohet nga shteti, nga KESH-i, kushton 8 milionë euro dhe kur ndërtohet nga private kushton 3 milionë euro! Çfarë duhet të ndodh më shumë që të mbahet përgjegjësi përpara ligjit për një abuzim?! 

Të fundit