Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: S’ka pakt me Ramën, vetëm dialog

Bardhi: S’ka pakt me Ramën, vetëm dialog

Kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi duke folur për mediat pas mbledhjes së grupit parlmanetar tha se nuk ka asnjë marrëveshje me Edi Ramën, por vetëm dialog për të rikthyer jetën normale parlamentare.

“Për ne normalizimi i jetës parlamentare ka qenë dhe mbetet qëllim i joni. Zgjidhja e kërkesave sjell normalitetin në Kuvend. Grupi parlamentar të PD i qëndron dakordësisë të arritur që dje në Konferencën e Kryetarëve. Nuk kam qëndrim për çfarë ka thënë Salianji, secili mund të mbajë qëndrimin e tij. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka mbështetur dakordësinë në parim, për atë që kanë shprehur dje në mbledhje.

Me Ramën ka një dialog për t’i dhënë zgjidhje situatës në Kuvend, situatë që nuk është shkaktuar për shkak të opozitës, por se nuk janë plotësuar të drejtat e opozitës. Më 12 tetor nisi aksioni ynë, pasi na u rrëzuan dy Komisione Hetimore”, deklaroi Bardhi.

Të fundit