Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Sot Ahmetaj mori rrogë nga arratia, dy biznesmenët nga 80 mijë euro dita

Bardhi: Sot Ahmetaj mori rrogë nga arratia, dy biznesmenët nga 80

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka kërkuar të ndërpritet seanca dhe të vijë prezent në seancë kryeministri Edi Rama pasi sipas tij tre persona në arrati që marrin para nga buxheti i shtetit.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke etiketuar Arben Ahmetaj dhe biznesmenët e inceneratorëve, Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, Bardhi tha se ish-ministrit i ka dalë rroga e deputetit, teksa ndodhet në arrati.

Zonja drejtuese e seancës, unë i bashkohem asaj që ju thatë, respekt maksimal për cunat e gardës që janë këtu, por nuk ka asnjë nevojë për prezencën e tyre këtu. Ata duhet të veprojnë vetëm me urdhër të kryetares së Kuvendit. Hajdutët zakonisht fshihen nga frika.

Vetëm në një dosje si ajo e inceneratorëve, ka dalë gjysma e qeverisë. Kemi kërkuar prezencën e kryeministrit. Çfarë nevoje ka kryeministri të fshihet pas Elisës, Oltës, etj. Pse duhet ky njeri që sjell ligjet e Klodian Zotos, të fshihet pas votës së kolegëve të maxhorancës. Si ka mundësi, kemi 3 njerëz sot në arrati, Arben Ahmetajn, ka marrë rrogën sot ai, sot merr 200 mijë lekë. Nga ana tjetër kemi 2 mafjozët e inceneratorëve që jetojnë në Vjenë dhe marrin 80 mijë euro në ditë.

BE e ka kapur Ramën dje në vjedhje, ky i jep mend BE-së se çfarë duhet të bëjë me Kosovën. Të vijë këtu të japë llogari. Të japë llogari për pezullimin e fondeve të bujqësisë. Zonjë ti ki kujdes, bëhet fjalë për periudhën që ke drejtuar AZHBR-së dhe hetimet janë në vijim. Por nuk është përgjegjësia juaj. Pezulloni seancës, thirreni Ramën sepse më kanë thënë që prapë ka shkuar në plazh, boll është nxirë nga horrlliqet…”, është shprehur Bardhi.

Të fundit