Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi-Spiropalit: Vajza e babait të Surrelit, se luftojmë korrupsionin me pushkë uji

Bardhi-Spiropalit: Vajza e babait të Surrelit, se luftojmë

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka replikuar me me ministren për marrëdhënien me parlamentin, Elisa Spiropali.

Deputeti tha se e dinte mirë se kush ishte ai, ndërsa shtoi mes ironisë se ministra duhet të ishte motra e Ndokës, Bajrajve apo dhe kunata e Pëllumb Gjokës.

“Se luftojmë korrupsionin me pushkë uji apo me fjalë. Unë jam Gazment Bardhi zonja ministre, djali i Durimit dhe i Vjollcës. Do të doje që të ishte vajza e babait të Surrelit, por janë ca të tjera para teje. Por e di që nuk je, por mos je motra e Olsit, e Arben Ndokës, e Bajrave, apo kunata e Pëllumb Gjokës, apo vajza e Mirel Mërtirit dhe e Zotos. Gjeje se kush je se unë e di përgjigjen time”, tha Bardhi.

Më herët, Spiropali thumboi Bardhin duke i kujtuar akuzat e tij për ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Je ai që lufton korrupsionin me fjalë këtu, apo ai që shkon poshtë ballkonit. Je ai që lufton SPAK-un, apo ai që merr porositë për të folur këtu nga goja e rrugës së shpresës. Kush je koleg? Je ai që kërkoje ndëshkim për babin e Zenit, apo djali i sapoadoptuar i babait të Zenit“, iu drejtua Spiropali, Bardhit.

Të fundit