Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi takim me demokratët e Pukës: Rama mori pensionet dhe i çoi te Porti i Durrësit

Bardhi takim me demokratët e Pukës: Rama mori pensionet dhe i

Sekretari i Përgjithshëm PD, Flamur Noka i shoqëruar nga nënkryetarët e PD, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, dhe anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi, kanë zhvilluar një takim me demokratët e Pukës dhe Fushë Arrëzit.

Në fjalën e tij, Bardhi u shpreh se PD është e vetmja mënyrë që Shqipëria të ndryshojë dhe të dalë nga mjerimi ku është zhytur në 12 vite nga keqqeverisja e Ramës.

“Jemi sot të gjithë bashkë, të bashkuar. Jemi bashkuar, jemi të vendosur për të rezistuar, për t'u përballur e për të fituar në të gjithë Shqipërinë.

Jo sepse PD duhet të jetë në pushtet, por se është e vetmja mundësi që Shqipëria të ndryshojë dhe të dalë nga mjerimi ku është zhytur në 12 vite keqqeverisje.

Sot vendi po braktiset për shkak të pamundësisë. Kemi propozuar rritjen e pensioneve. Nga rritja e rrogës minimale në fondin e pensionet shkuan 70-80 mln euro më shumë.

Në vend të rrisnin pensionet, paratë i çuan tek Porti i Durrësit, në projektin për portin e ri. U zgjuan një mëngjes dhe thanë pse mos ta falim këtë port. Kjo është filozofia e Ramës”, tha Bardhi.

Të fundit