Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi takon diplomaten amerikane: Shqipëria po drejtohet nga një qeveri e lidhur me krimin e organizuar

Bardhi takon diplomaten amerikane: Shqipëria po drejtohet nga një

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bardhi theksoi rolin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara si aleat i Shqipërisë.

Kreu i Grupit Parlamentar demokrat shkruan se vendi po përballet me regres demokratik dhe me një qeveri që, sipas tij, mbështetet te krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Postimi i Bardhit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një aleat i çmuar i Shqipërisë dhe ne jemi me fat që i kemi patur gjithmonë në krah, në çdo etapë të ekzistencës së shtetit shqiptar.

Sot, gjatë takimit me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA, znj. Nancy VanHorn, ndava qëndrimin tonë mbi luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe regresin shqetësues të Shqipërisë në raport me standardet demokratike.

Për fat të keq, gjatë këtyre 12 viteve, Shqipëria është drejtuar nga një qeveri partnere e krimit të organizuar dhe e karteleve të drogës. Kjo qeveri qëndron në pushtet përmes parave të pista të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

E vetmja rrugë që e çon përpara Shqipërinë si një vend i zhvilluar dhe si partner i denjë i SHBA është lufta reale ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit nga një qeveri, e cila del  nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 

Të fundit