Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi takon zyrtaren e lartë: Lufta ndaj karteleve të drogës, në krye të agjendës së SHBA!

Bardhi takon zyrtaren e lartë: Lufta ndaj karteleve të drogës,

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi gjatë qëndrimit të tij në SHBA, është takuar me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit.

Bardhi u takua Ndihmës Prokuroren e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Harmeet K. Dhillon.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se lufta ndaj karteleve të drogës, është vënë në krye të agjendës së sigurisë së SHBA-ve.

Duke e konsideruar këtë një lajm të mir ëpër Shqëipërinë, Bardhi thotë se: ‘Lufta me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është e vetmja mënyrë që Shqipëria të ecë përpara, si një vend i denjë për të qenë anëtar i NATOs dhe si vend kandidat për në BE’.

Statusi

Gjatë qëndrimit në Washington DC, kisha kënaqësinë të takohem me Ndihmës Prokuroren e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë, znj. Harmeet K. Dhillon

Përkushtimi i SHBA për të vendosur në krye të axhendës së sigurisë luftën ndaj karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorët e tyre, është një lajm i mirë për Shqipërinë. Lufta me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është e vetmja mënyrë që Shqipëria të ecë përpara, si një vend i denjë për të qenë anëtar i NATOs dhe si vend kandidat për në BE.

Të fundit