Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Të përjashtuarit e “Rithemelimit”, të ftuar t’i bashkohen grupit parlamentar

Bardhi: Të përjashtuarit e “Rithemelimit”, të ftuar

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, është shprehur i gatshëm të mirëpresë kolegët e përjashtuar të Komisionit të Rithemelimit, të rikthehen në grupin parlamentar të PD.

Për News 24, Bardhi tha se asnjë nga kolegët nuk konsiderohet armik dhe se janë të ftuar të bëhen pjesë e grupit të përbashkët të punës. Ai tha se të dyja palët duhet të heqin dorë nga kokëfortësia, duke vënë në plan të parë interesin e demokratëve.

“Palët brenda PD duhet të heqin dorë nga kokëfortësia dhe të mendojnë interesin e demokratëve dhe PD. Institucionet kanë vendosur në plan të parë interesin e demokratëve. Përjashtime, shkarkime, kanë pasur të dyja palët. Kjo i përket të shkuarës. Sa kohë bëhet thirrje për të gjetur zgjidhje për të shkuar përpara, e shkuara duhet kapërcyer. Secila palë ka vepruar me qëndrimet e saj. Berisha me lëvizjet e tij. PD zyrtarisht ka marrë vendimet e saj. Pavarësisht qëndrimeve, vendimet për përjashtim nuk janë marrë deri në momentin që kryhen akte dhune. Kryesia ka bërë thirrje për t’u bërë bashkë. Ka ftuar kolegët, duke u parë sy më sy. Nuk konsiderojmë armik asnjë nga kolegët. Ata janë ftuar për të qenë pjesë e një grupi të përbashkët pune, pa paragjykuar asnjë”, tha Bardhi.

Të fundit