Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi thirrje për protestë: Rama pengon integrimin europian, duhet rrëzuar

Bardhi thirrje për protestë: Rama pengon integrimin europian, duhet

Kreu i Partisë Demokratike e Shqipërisë, Gazment Bardhi, ka bërë thirrje sot për pjesëmarrje masive në protestën kombëtare kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një pengesë për integrimin europian të Shqipërisë.

Bardhi akuzoi Ramën për mbrojtje politike të korrupsionit dhe izolim ndërkombëtar.

“Edi Rama po pengon integrimin europian sepse po mbron politikisht korrupsionin. Edi Rama është izoluar. Në përplasje me drejtësinë. Rezistenca jonë nuk ndalet deri në largimin e tij. Deri në qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Detyra jonë është ta rrëzojmë. PROTESTO”, shkruan Bardhi.

Të fundit