Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Tkurrja e anëtarësisë me 50 mijë anëtarë, damkë turpi mbi ata që po urdhërojnë zvogëlimin e partisë

Bardhi: Tkurrja e anëtarësisë me 50 mijë anëtarë,

Gazment Bardhi ka reaguar pasi Jemin Gjana tha se lista e anëtarësisë së PD-së është tkurrur me 50 mijë anëtarë.

Në një reagim të bërë në Tëitter, Bardhi e cilësoi këtë si një damkë turpi mbi ata që sipas tij po urdhërojnë zvogëlimin e PD për ta shndërruar atë në një parti private, duke iu referuar zgjedhjeve të 29 korrikut për kreun e ri të Partisë Demokratike/

“PD ka nevojë të forcohet dhe jo të zvogëlohet. Ka nevojë për të afruar anëtarë dhe jo për të përjashtuar. Akti i përjashtimit të mbi 50 mijë anëtarëve me të drejtë vote është një damkë turpi mbi ata që po urdhërojnë zvogëlimin e PD për ta shndërruar atë në një parti private! Kjo është një rrugë e gabuar dhe nuk është garanci për të ardhmen. Është dëm me pasoja të rënda për PD nga sjellje të së shkuarës së saj”, shprehet ai.

               

Të fundit