Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi tregon bisedën me Berishën: Nuk ka asnjë shkak për të shkarkuar Alibeajn

Bardhi tregon bisedën me Berishën: Nuk ka asnjë shkak për

Deputeti Gazment Bardhi ka treguar detaje nga takimi me ish-kryeministrin Sali Berisha në zyrën e tij.

Për Top Story, Bardhi tregoi se ish-kryeministri i ka pohuar se vendimet e gjykatës do të duhet të respektohen duke nënvizuar se Berisha nuk iu ka mohuar të drejtën e tyre për ankimim.

Nga ana tjetër, deputeti tregoi se demokratët kanë refuzuar shkarkimin e Enkelejd Alibeajt nga posti i kreut të grupit parlamentar.

“Alibeaj kishte dalë në një deklaratë publike dhe kishte deklaruar qe kishte bërë ankim. Ne donim të ishim transparentë, Berisha në atë mbledhje në zyrën time tha se vendimet e gjykatave do duhet të respektohen, njoh të drejtën tuaj për të bërë ankim për vendimin e Zhukrit. Duhet ta pranojmë se nuk ka as 29 as 39. Kam marrë në mënyrë të vijueshme refuzimin e kolegëve se nuk ka asnjë shkak për të shkarkuar Enkelejd Alibeajn, nuk u gjet asnjë shkak se ai nuk duhet shkarkuar. Alibeaj ka kërkuar të votohet”, shtoi Bardhi.

Të fundit