Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi tregon kushtin e opozitës për Amnistinë Penale

Bardhi tregon kushtin e opozitës për Amnistinë Penale

Pas deklaratës së Bledi Çuçit, i cili tha se pranonin në parim amendamentin e PD për Amnistinë Penale, Bardhi tregoi kushtin që ka opozita për të arritur deri tek miratimi me konsensus i amnistisë.

Bardhi tha se duhet që fillimisht Parlamenti të kthehet në shinat e kushtetueses dhe të ngrihen komisionet hetimore si një funksion kushtetues i Kuvendit.

“Para se të shkojmë në votimin e ligjeve konsensuale ku Amnistia ka qenë e tillë, Parlamenti duhet t’i rikthehet normalitetit dhe kjo po pengohet nga refuzimi që mazhoranca bën ndaj kërkesave të opozitës. Ne e mbështesim Amnistinë Penale, ka qenë traditë e gjatë kur është votuar në mënyrë konsensuale, Por para se të shkojmë në këtë fazë, pra të bëjmë një konsensus të rremë, do duhet t’i rikthehemi shinave të kushtetueses. Ngritja e komisioneve hetimore është funksion kushtetues i Kuvendit. Bërja funksional i Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ngritja e komisioneve hetimore. Për ligjin për komisionet hetimore do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese edhe pse dita ditës po e humb autoritetin si garant të Kushtetueses”, tha Bardhi.

 

Të fundit