Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi tregon nëse e mbështet BE kërkesën për qeveri teknike

Bardhi tregon nëse e mbështet BE kërkesën për qeveri

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u shpreh se opozita kërkon një qeveri teknike për zgjedhjet për t’i dhënë jetë propozimeve të bëra edhe në progres-raportin e BE-së, lidhur me zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Bardhi në emisionin “Open” në News24, u pyet nëse Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, mbështet kërkesën e opozitës për Qeveri teknike.

Bardhi theksoi se diplomati i BE-së është në Shqipëri për qëndrimin zyrtar të BE-së dhe jo për të mbështetur opozitën apo qeverinë.

 “Gonzato nuk ka folur për zgjedhjet, por lexoni raportin e progres-raportin e BE-së dhe përderisa ambasadori përfaqëson qëndrimin zyrtar të BE-së, më bën të mendoj se ai mbështet këtë si opsion”, tha Bardhi.

Të fundit