Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi tregon prapakesnat: Kushtetuesja votoi në favor të pezullimit të Ballukut, por një gjyqtar kërkoi të rivotojë

Bardhi tregon prapakesnat: Kushtetuesja votoi në favor të pezullimit

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi deklaroi se në votimin e parë të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Ballukut, ndarja e votave 4 me 4, do të linte në fuqi këtë vendim.

I ftuar në News24, Bardhi tha se një nga anëtarët e trupës së gjyqtarëve ka kërkuar të kryhet rivotimi, pasi e ka rivlerësuar edhe njëherë zgjedhjen e saj.

“Berisha ka vlerësuar punën e prokurorisë dhe guximin e prokurorëve në rastin e Ballukut. A e dini ju që Kushtetuesja ka votuar njëherë dhe rezultati ka qenë 4 me 4 që dmth se vendimi i SPAK qëndronte në fuqi dhe Balluku vijonte e pezulluar, dhe një nga gjyqtarët ka thënë e rihedhim dhe njëherë në votim sepse e rivlerësova dhe dua të votoj ndryshe.

Unë kam thënë se ndaj GJK po ushtrohet presion. Nuk ka ndodhur kurrë që një gjyqtar pasi të ketë votuar, një gjyqtar të kërkojë ta rivotojë dhe unë e marr si shenjë të fortë presioni”, deklaroi Bardhi.

Të fundit