Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi tregon strategjinë e PD për zgjedhjet e 2025-ës: E vetmja shpresë për ndryshim

Bardhi tregon strategjinë e PD për zgjedhjet e 2025-ës: E vetmja

Nënkryetari i PD, Gazment Bardhi ka treguar strategjinë që do t’i bëjë fitues në zgjedhjet e vitit 2025.

Për Neës24, Bardhi u shpreh se pas bashkimit, është krijuar baza nga ku ngrihet partia për t’u bërë fituese. Bardhi shtoi se PD është e vetmja shpresë që do të bëjë ndryshimin në Shqipëri.

“Si do të fitojmë zgjedhjet e ardhshme. Pas bashkimit është krijuar baza nga ku ngrihet partia për tu bërë fituese. Nëse 50 mijë anëtarë janë prurje nga administrata nëpërmjet shantazhit për bukën e gojës kjo tregon degradimin e një partie.

Duhet të kemi ekipin e duhet që bind qytetarët për alternativë ndryshe dhe që zgjidh shqetësimin reale të shqiptarëve, siç janë pensionet e ulëta

Duhet të dimë të kanalizojmë buxhetin në dobi të shqiptarëve dhe të bëjmë investime që i shërbejnë të gjithëve jo vetëm atyre të lidhur me pushtetin. kam bindjen e plotë se PD është e vetmja shpresë që në Shqipëri në 2025 të bëhet ndryshimi”, tha Bardhi.

Të fundit