Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi u lexoi emrat si firmëtarë, reagojnë të revoltuar delegatët: Turp! U falsifikuan firmat, do jemi në 11 Dhjetor

Bardhi u lexoi emrat si firmëtarë, reagojnë të revoltuar

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi lexoi sot emrat e delegatëve që sipas tij kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit, kanë ardhur reagimet e para nga disa prej tyre duke hedhur akuza për falsifikim firmash.

Në rrjetet sociale, ata hedhin poshtë pretendimin e Bardhit se kanë firmosur formularin për thirrjen e Kuvendit të 18 dhjetorit, ndërsa konfirmojnë se do të jenë të pranishëm nesër në kuvendin e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.

Sapo dëgjova nga mediat që Gazmend Bardhi lexoj emrin im si firmëtar për Kuvendin e datës 18 Dhjetor. Është një abuzim pasi unë kam firmosur vetëm për Kuvendin e 11 Dhjetorit. Kuvendi i vetëm Legjitim i PD.

Nesër ju ftoj të gjithëve në Kuvendin e Demokratëve”, denoncon Spiro Vasi, anëtari i Kryesisë së degës lokale të PD në Sarandë.

Bardhi u lexoi emrat si firmëtarë, reagojnë të revoltuar

Lidhur me rastin e Vasos, pasi lexoi disa nga emrat, Bardhi e korrigjoi si një emër i lexuar gabim. 

Turp kush e ka nxjerrë këtë listë. Unë nuk kam firmosur dhe nuk do jem në Kuvendin e 18 dhjetorit. Emrat nuk janë në rrugë zyrtare. Dega Malësi e Madhe do mbajë përgjegjësi për këto veprime të paautorizuara”, shkruan anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Mimoza Rexhvelaj.

Bardhi u lexoi emrat si firmëtarë, reagojnë të revoltuar

Sipas Bardhit, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në 18 dhjetor 5229 anëtarë. Nga ana tjetër, përfaqësues të ‘Foltores’ kanë deklaruar se pjesëmarrjen në 11 dhjetor e kanë konfirmuar 4890 delegatë.

 


 

 

Të fundit