Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi uron Fiter Bajramin: Të shprehim kujdes për njerëzit që kanë më shumë nevojë

Bardhi uron Fiter Bajramin: Të shprehim kujdes për njerëzit

Kryetari i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka uruar Fiter Bajramin. Bardhi shkruan se sot është dita e cila na nxit të solidarizohemi më tepër me njëri-tjetrin, teksa u uron besimtarëve mysliman agjërim të pranuar.

"Në përfundim të Muajit të Madhërishëm të Ramazanit, uroj agjërim dhe lutje të pranuara, për motrat dhe vëllezërit mysliman! Mirësi, shëndet dhe paqe uroj për çdo qytetar shqiptar! Gëzuar dhe me fat Bajramin!

Festa e Bajramit na kujton sakrificën për Zotin dhe ne të gjithë na bashkon e na nxit të solidarizohemi edhe më tepër me njëri-tjetrin. Le të jetë ky Bajram një rast ku shprehim dashuri dhe kujdesit për njerëzit që kanë më shumë nevojë."

Të fundit