Flash News

Ditari i Opozitës

Silvi Bardhi: Varfëria ka prekur skajet e Elbasanit, PD ofron zgjidhje konkrete

Silvi Bardhi: Varfëria ka prekur skajet e Elbasanit, PD ofron zgjidhje

Anëtarja e Grupit të Punës së PD në Qarkun e Elbasanit, Silvi Bardhi, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rënduar ekonomike në qytet dhe rrethina, duke propozuar zgjidhjet që Partia Demokratike ofron për përmirësimin e situatës.

Varfëria është ulur këmbëkryq në Elbasan, si në qytet ashtu edhe në rrethina. Një nga dëshmitë më të qarta është tregu informal, vetëm 200 metra larg Bashkisë dhe Kalasë së Elbasanit, i cili prej 20 vitesh nuk ka gjetur zgjidhje.

Tregtarët e vegjël, në pamundësi për të shitur produktet e tyre në kushte dinjitoze dhe higjienike, qëndrojnë me orë të tëra në rrugë, para dyerve të shtëpive të elbasanasve,” tha Bardhi.

Ajo nënvizoi se PD ka një plan të qartë për t’i dhënë fund kësaj situate, duke nisur me vendosjen e një minimumi jetik prej 200 eurosh, që do të jetë një nga vendimet e para të qeverisjes së saj.

“Dyfishimi i pensioneve brenda mandatit katërvjeçar, zero taksa dhe tatim për bizneset e vogla me xhiro deri në 180 mijë euro në vit apo 500 euro në ditë janë disa nga masat që do të marrim për të rimëkëmbur ekonominë dhe për të lehtësuar barrën mbi qytetarët,” u shpreh Bardhi.

Këto propozime, sipas saj, janë pjesë e një plani të menduar mirë nga opozita për të rikthyer dinjitetin ekonomik dhe social të qytetarëve të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë.

Të fundit