Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Veliaj nuk duhet të ishte në zyrën e bashkisë, por në burg me vartësit

Bardhi: Veliaj nuk duhet të ishte në zyrën e bashkisë, por

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha nga protesta se Veliaj nuk duhej të ishte në zyrën e kryetarit të Bashkisë, por në qelinë e burgut bashkë me vartësit e tij.

Bardhi kujtoi edhe ish-drejtuesin e ARRSH, Evis Berberi i cili po ashtu ndodhet në burg për shpërdorim detyre dhe korrupsion me tendera.

"Ne e kemi për detyrë që të jemi në mbështetje të protestuesve dhe qytetarëve të Tiranës. Pa asnjë diskutim përbën shkak dhe ajo që ka ndodhur me Bashkinë e Tiranës, ku brenda një periudhe të shkurtër i kanë dhënë vetës 22 milionë euro është e qartë situata ku ka përfunduar qeverisja qendrore dhe ajo lokale.

Veliaj nuk do të duhet që të ishte në zyrën e kryetarit të bashkisë, por të shoqëronte pesë vartësit e tij në burg. Ky nuk është një rast i shkëputur dhe është e njëjtë skemë e përdorur nga drejtuesi i ARRSH dhe është në çdo bashki të vendit që drejtohet nga socialistët", tha Bardhi.

Të fundit