Flash News

Ditari i Opozitës

Akuzat për shkollimin e Këlliçit, Bardhi nxjerr dokumentin: Veliaj fabrikon shpifje e sulme, sepse s’ka fakte

Akuzat për shkollimin e Këlliçit, Bardhi nxjerr dokumentin:

Zëdhënësja e fushatës për Bashkinë e Tiranës, Silvi Bardhi i është përgjigjur akuzave ndaj kandidatit të opozitës Belind Këlliçi, sipas të cilave Këlliçi nuk zotëron një diplomë të shkollës së mesme.

Bardhi tregoi nga selia blu dokumentin ku Këlliçi ka qenë nxënës me mesatare 9.7 dhe në vitin 2004 për shkak të rezultateve të larta, është zgjedhur President i Këshillit Studentor. Bardhi shton se është ndjekur procedurë korrekte në edhe në pranimin e Këlliçit në Universitetin shtetëror të Marylend-it.

“Kjo shkresë e Harri Fultz, tregon se Belind Këlliçi ka qënë nxënësi me mesataren 9.7 dhe nisur nga këto rezultate është zgjedhur dhe President i Këshillit Studentor ne vitin 2004. Shkresa e shkollës, tregon se si në shumë raste të tjera, si një praktikë që e kanë ndjekur shumë nxënës për të vijuar studimet në SHBA, në Britani, apo Çeki, edhe në rastin e Belind Kelliçit, kjo ka ndodhur pas 4 viteve.

Procesi i pranimit në Universitetin shtetëror të Marylend-it, është shumë serioz. Në Universitetin e Marylend-it, nuk ka asgjë të ngjashme me “Kinema Baldushkun” e Erjon Veliajt, dhe nuk blihet një pishë me 5 mijë euro.

Belind Kelliçi është pranuar, ka dhënë të gjitha provimet e standardizuara që kërkon procesi, ka marrë bursë, ka pasur rezultate të shkëlqyera, ka marrë 123 kredite, nga 120 që kërkon ligji atje, ka marrë medalje, është diplomuar me titullin “Suma Kam Laudi” dhe është shpallur Studenti me mesataren më të lartë në diplomim”, tha Bardhi.

Bardhi ka thënë se Veliaj vijon të shpifë përmes mediave pranë tij, për shkak se nuk ka fakte.

“Erjon Veliaj i cili në 8 vite la 160 mijë banorë të Tiranës, të zonës së Astirit, Liqenit të Thatë, Kodrës së Priftit, pa një çerdhe, pa një kopësht, pa një shkollë. Erjon Veliaj që arsimin e kupton si një mundësi të mirë për tender, pasi jep për një godinë 3 herë më shumë para’ se sa Bashkimi Europian.

Erjon Veliaj që ka mbledhur 41 milionë euro nga taksa e infrastrukturës për arsimin, dhe nuk tregon se ku kanë shkuar këto para të qytetarëve të Tiranës.Erjon Veliaj që një ambient të destinuar për shkollë ia hoqi qytetarëve të Tiranës dhe ia dha Bolinos, medias me të cilën fabrikon shpifjet e sulmet për interes të tij, medias që financohet edhe nga inceneratorët. Ky, kryebashkiak pra, po gërmon së fundmi për shkollimin e Belind Këlliçit, dhe ka furnizuar mediat e tij me spekullime të ulëta”, shtoi Bardhi.

Të fundit