Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi zbulon prapaskenat: Ambasadorja amerikane erdhi të kërkonte llogari tek Rama

Bardhi zbulon prapaskenat: Ambasadorja amerikane erdhi të kërkonte

Edi Rama priti dje në zyrën e tij ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Athinë, Kimberly Guilfoyle.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan, kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, tha se arsyeja e vizitës së Guilfoyle në Shqipëri, janë dy investime strategjike amerikane që janë bllokuar nga qeveria shqiptare.

“Po meqenëse po merremi me komentet e veshjes, të merremi me një gjë thelbësore. Bëhet fjalë për dy investime të bllokuara nga qeveria shqiptare që lidhin Tiranën dhe Athinën, dhe ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë interes strategjik. Kjo është arsyeja pse. Janë bllokuar nga qeveria shqiptare. Projekti lidhet me Athinën dhe disa vende të tjera. Pra, Bullgarinë dhe vende të tjera. Është një projekt rajonal dhe është bllokuar pjesa e këtij projekti në Shqipëri.

Unë s’jam zëdhënësi i ambasadores, unë po them se kam verifikuar arsyet e vizitës dhe vizita ka qenë për këtë shkak, për të kërkuar llogari për dy investime me qëllime strategjike të bllokuara nga qeveria shqiptare”, tha Bardhi.

 

Të fundit