Flash News

Ditari i Opozitës

“Barin t’ja çojë Ramës”, Berisha i përgjigjet sërish Yuri Kim: Shprehjen e barit e ke nga shokë socialiste, jo nga SHBA

“Barin t’ja çojë Ramës”, Berisha i

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur sërish deklaratës së fortë të ambasadores së SHBA, Yuri Kim, kur pas takimit me kreun e PD, Lulzim Basha i kërkonte këtij të fundit që të distancohet nga ish lideri historik në nisjen e sesionit të ri parlamentar. 

Do ishte një ironi historike dhe po aq tragjike nëse partia do të hante bar për hatër të një deputeti të saj”, deklaroi ndër të tjera Kim.

Duke marrë shkas nga ky mesazh, Berisha në një intervistë për Ora Neës thotë se kjo frazë nuk ka ardhur nga SHBA, por është frazë tipike nga miqtë e saj socialistë.

I rikujtoj zonjës se shprehjen e barit e ke nga shokë socialiste, ju sugjeroj ta mbani vetë së demokratit e shqiptarët hanë bar apo parti e barit.

Ofendime të tilla publike janë për një ambasadore jo të denja dhe mendoj se detyrohet të kërkojë ndjesë demokratëve dhe shqiptarëve për fjalët, barin t’ja çojë Ramës ai e pëlqen fort një lloj bari dhe ta mbajë me shëndet barin.

Është frazë tipike e diktatorit dhe nuk besoj të ketë ardhur nga SHBA”, tha Berisha.  

Më herët, ish kryeministri tha se vendimi non grata për të është i bazuar në raportet Blinken dhe në raportime e Edi Ramës dhe George Soros, për të një armik i demokracisë shqiptare dhe popullit tonë.

Të fundit