Flash News

Ditari i Opozitës

Basha: 13 qershori do përcaktojë aksionin tonë politik të ardhshëm

Basha: 13 qershori do përcaktojë aksionin tonë politik të

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë një takimi me demokratët në Tiranë, deklaroi se 13 qershori do përcaktojë jo vetëm kreun e ri të PD, por edhe aksionin politik të ardhshëm në këtë parti.

Basha kërkoi që të shmanget i vetmi rrezik dhe disavantazh që ka kjo garë, që ‘është disavantazhi i dorëzimit përballë atyre që 25 Prillin e konsiderojnë fitore të Edi Ramës dhe jo masakër zgjedhore’.

“E vërteta është që shqiptarët e besuan programin tonë, e vërteta është që njerëzit besojnë tek vlerat tona, shumica e shqiptarëve besojnë tek vlerat tona.

E vërteta është që njerëzit e deshën dhe e duan akoma ndryshimin përmes bashkimit tonë dhe jo përmes krimit, korrupsionit, shantazheve, dhunës dhe propagandës së shfrenuar dhe perverse të Edi Ramës dhe regjimit të tij.

Prandaj 13 qershori është një ditë e rëndësishme, se nuk do të percaktojë thjeshtë kryetarin e Partisë Demokratike, por aksionin tonë politik të ardhshëm.

Këtë ditë faktikisht do të vendoset nëse do të ngremë duart lart e do të pranojmë një pakicë të grabisë vullnetin e shumicës, të shkelë dhe shkelmojë sakrificën tuaj dhe të demokratëve anembanë Shqipërisë, për të triumfuar me vlera, me program, me ide mbi të keqen, apo do të vazhdojmë me të gjithë forcën që kemi betejen tonë. Ky është vendimi i vërtetë që do të merret më 13 qershor.

Prandaj 13 Qershori është një ditë e rëndësishme, jo vetëm se do të zgjidhet kryetari i Partisë Demokratike, por sepse do të përcaktohet rruga dhe aksioni politik. Ndaj e kam thënë prej fillimit, le ta shmangim të vetmin rrezik dhe disavantazh që ka kjo garë, që është disavantazhi i dorëzimit përballë atyre që 25 Prillin e konsiderojnë fitore të Edi Ramës dhe jo masakër zgjedhore”, tha Basha.

 

Të fundit