Flash News

Ditari i Opozitës

Basha: 60 shqiptarë vdiqën në një javë, Rama dëfrehet duke bërë meme në Instagram

Basha: 60 shqiptarë vdiqën në një javë, Rama

Kreu i PD, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se është i pandjeshëm për situatën e krijuar nga pandemia në vend.

Sipas Bashës, në një status në twitter,  mbi 60 perosna humbën jetën nga covid-19 në një javë, por Rama e ka mendjen për meme në instagram.

“Mbi 60 njerëz vdiqën këtë javë nga virusi, mbi 60 familje të dërrmuara po qajnë dhe vajtojnë sonte të dashurit e tyre, ndërsa kryeministri i pandjeshëm dëfrehet duke bërë meme në Instagramin e tij. Ditë e trishtuar për vendin tonë!”, shkruan Basha.

Të fundit