Flash News

Ditari i Opozitës

Basha akuza Ramës: Shkon në Paris e Mynih me charter luksoz, vetëm karburani i kushton 120 mijë euro

Basha akuza Ramës: Shkon në Paris e Mynih me charter luksoz,

Kryedemokrati Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama nga foltorja e Kuvendit. Ai tha se Rama shkon në qytetet e Evropës si Paris e Mynih me charter luksos.

Basha shtoi se udhëtimi me charter i kryeministrit ka kushtuar 120 mijë euro minimumi. Kryedemokrati i kujtoi kryeministrit premtimin se do të reduktonte shpenzimet, ndërsa i kërkoi që të vinte në Parlament për t’u përballur.

Teksa hodhi akuza ndaj Ramës, Basha u ndal edhe te protesta e banorëve të zonës së “5 Majit”, por sot nuk ka shkuar në mbështetje të tyre.

“Ku është kryeministri? E dimë që para dy ditësh shkoi dhe erdhi me charter privat, shkoi dhe erdhi dhe nuk njoftoi për çfarë i harxhoi atë 120 mijë euro karburant që kushton një fluturim me charterin privat.

Ky që e nisi qeverisjen duke premtuar se do të udhëtonte me bileta ekonomi, tani shkon në Paris, Mynih me një charter luksoz që vetëm karburant që i kushton 120 mijë euro minimumi dhe vetëm kur vjen puna për t’u përballur nuk e dimë ku është.

Në vitin 2022 mungon transparenca. Në cilin vend të botës kryeministri ka charter privat, shkon drejt qyteteve luksoze të Evropës, ndërkohë qe qeveria e tij pa asnjë mandat shemb çatitë e banorëve të kryeqytetit, sic ndodhi me banorët e 5 majit”, tha Basha.

Të fundit