Flash News

Ditari i Opozitës

Kërkesa e Alibeajt në KQZ, Berisha: Pengjet janë pengje! Mjerë ata që luftojnë si donkishotër

Kërkesa e Alibeajt në KQZ, Berisha: Pengjet janë pengje!

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pasi grupimi i Alibeajt dorëzoi në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit, me autorizimin e Enkelejd Alibejat nga Lulzim Basha.

Berisha tha pëer mediat nga selia blu se pengjet mbeten pengje, referuar Bashës dhe Alibeajt. Kryedemorkati u shpreh se PD është një dhe vetëm një dhe ka mbështetjen masive të shqiptarëve.

“Pengjet janë pengje. Zbatojnë vetëm urdhra të pengmarrësit. Nuk ekziston fraksioni. Ekziston fraksioni i pengjeve të Edi Ramës, që përbëhet nga dy persona: Lul Brava dhe AliBasha.

PD është një dhe vetëm një, është ajo e anëtarësisë, është ajo që ka mbështetjen masive te qytetarët shqiptarët, është ajo që ka vendimin e gjykatës së faktit për regjistrimin dhe nuk mund të goditet me asnjë mjet tjetër. Do jenë të mjerë ata që do vazhdojnë si donkishotër betejën me ketë forcë që ka për frymëzim lirinë”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit