Flash News

Ditari i Opozitës

Basha arrin marrëveshjen dhe me Nard Ndokën, ndërhynë Mediu dhe Duka

Basha arrin marrëveshjen dhe me Nard Ndokën, ndërhynë Mediu

Kryedemokrati Lulzim Basha ka arritur marrëveshjen dhe me kreun e Partisë Demokristiane, Nard Ndokën për të qenë pjesë e koalicionit opozitar "Aleanca për Ndryshim"

Ndoka po mbante pezull marrëveshjen pasi gjykonte se nuk ishte i sigurt që mund të sigurojë mandatin në pozicionin e propozuar nga Basha në listën e Qarkut të Shkodrës. Mësohet se për të përfunduar bisedimet në marrëveshje kanë negociuar dhe Fatmir Mediu dhe Agron Duka.

Pas disa orësh negociata palët kanë rënë dakord për të firmosur marrëveshjen për të garuar në një listë me "Aleanca për Ndryshim" në zgjedhjet qendrore të 25 Prillit.

Tani Basha po pret një përgjigje dhe nga përfaqësuesi i FRD-së, Sali Shehu që më pas përfaqësuesi i partive të koalicionit Ivi Kaso të depozitojë në KQZ listën përfundimtare të koalicionit.

Shehu deklaroi se ka kërkuar nga Partia Demokratike përfaqësi politike, në bazë të peshës elektorale që ka FRD, ndërsa u shpreh optimist se marrëveshja do të arrihet.

 

Të fundit