Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Basha bashkëbisedim me intelektualë në Gjirokastër: Reforma në shëndetësi është prioritet i qeverisë së ardhshme
Në vazhdën e takimeve që ka patur në qytetin e Gjirokastrës, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka konsumuar një kafe me intelektualë të këtij qyteti. Në bisedën që patën me kryetarin e opozitës, ata u shprehën mangësitë që hasin në fushat ku bëjnë pjesë sa i përket arsimit, shëndetësisë dhe sportit.
“Irena Shehu: Unë pedagoge në pension, por nuk i kam shkëputur lidhjet me universitetin. Punoj akoma si e jashtme, por siç thotë populli “Gjuha vete tek dhemb dhëmbi’. Ajo që më shqetëson sepse kam 40 vjet në arsim është fati i Universitetit të Gjirokastrës. Universiteti i Gjirokastrës, një universitet me shumë përvojë, me shumë histori sepse është mbi 45 vjeçar, me figura të ndryshme është katandisur sot në sajë të politikave jo të drejta që kanë ndjekur qeveritë e në veçanti kjo e fundit me reformën në arsim. Është katandisur si një shkollë e një komune.
Pra, numri i studentëve është shumë i reduktuar dhe kjo na dhemb. Ne kemi lidhur jetën me këtë pavarësisht se jam në pension e dua profesionin tim. Më pëlqen ta shikoj auditorin plot, më pëlqen që të shkëmbej me ta. Po me kë? Me bankat? Jo më keq tani në kohë pandemie që kemi edhe mësim online. Një mësim online që bërë dhe pa bërë, jo se bëjmë por ja kam një grup studentësh që thotë ja fola me të ia thashë me dëgjim sepse unë kam një pajisje thotë kallashnikov mësuese. Megjithatë i thashë unë do të ndihmoj. Të vjen keq që Gjirokastra e dijes të katandiset në këtë derexhe. E kishim një universitetin e dalluar, të mirë, dinjitoze, diplomonim dhe i kemi studentët tanë që refuzojnë kudo që kanë vajtur, tani u katandis keq e më keq.
Është bërë si shkollë fshati dhe kjo më dhemb siç të thashë dhe në fillim. E dyta që më shqetëson se duke qenë universiteti aty rreth stadiumit ai i jep edhe jetës sociale të qytetit. Ishin klubet, ishin interneti, ishin restorantet, fast-food-et. Por kjo do të thoshte lekë, të ardhura, do të thoshte punësim e mirëqenie për familjet që i kishin ndërtuar këto biznese dhe kjo është domethënë shumë dramatike.”
“Mimoza Bozgo: Unë jam pjesë e arsimit. Kam 15 vjet, kisha 15 vjet sepse tani momentalisht jam e papunë. 15 vjet në arsim, mësuese për gjuhë letërsi dhe e kam vuajtur shumë faktin e largimit nga puna, por më shumë kam vuajtur faktin e largimit, ikjen e nxënësve nga Gjirokastra. Ikja, largimi ka bërë që ne të humbasim vendet e punës. Nuk kemi një zyrë ku të trokasim. U largua arsimi nga Gjirokastra dhe drejtoria arsimore dhe kaloi në Fier.
Ka qenë Gjirokastra një qendër për të gjitha, spitali, domethënë ka qenë rajon, Tepelenë, Gjirokastër i ka mbledhur të gjitha. Iku qendra arsimore dhe nuk kemi një derë ku ne të trokasim dhe të kërkojmë një punë për arsimin. Konkretisht unë qё jam mësuese, duhet tё shkojmë nё Fier, duhet tё çojmë dokumentet nё Fier, tё futemi tek portali “Mësues pёr Shqipërinë” nё thonjëza sepse ёshtё njё portal qё pёr mua nuk ka asnjё lloj vlere dhe do tё doja qё arsimi t’i rikthehej Gjirokastrës.”
“Kostandin Hydo: Jam mjek anestezist reanimator në spitalin e Gjirokastrës. Në qoftë se arsimi vuan nga, ose nga arsimtarët e pushuar nga puna, sistemi shëndetësor vuan nga mungesa e specialistëve në Gjirokastër. Është nga vendet tipike që kanë një hemorragji specialistësh, jashtë shtetit apo në Tiranë. Është një problem i madh. Unë e kam vuajtur vetë në kurrizin i vetmi. Edhe përveç kësaj këtu shikon paradokse shumë. Nga njëra anë nuk ka specialistë, nga ana tjetër blihen aparatura që kush do t’i vërë në punë, gjë që të lë një shije jo të mirë, përderisa siç e thatë dhe ju që këtu çdo gjë është e centralizuar, nuk pyet njeri. Dhe në këtë kuadër do të thoja që edhe personeli mjekësor por edhe infermieror këtu në shërbimin shëndetësor është i demotivuar, në kuptimin e kësaj jo vetëm sa i përket pagesës që është një nga gjërat kryesore, ana tjetër është që nuk përfillet fare në vendimmarrje, në hartime të planeve, të projekteve për shërbimin shëndetësor.
Nga ana tjetër dhe këtë e vuan më tepër personeli infermieror është pasiguria për të nesërmen, gjë që i ka depersonalizuar fare si njerëz, janë tulatur, kanë frikë. Të ashtuquajturat portale që bëjnë rekrutimin e personelit, ato janë gjëja më qesharake, që bëhen gjithmonë , kuptohet, me urdhër partie, bëhen me orientime nga degët e partisë që është në pushtet.
Pra është një çështje e vështirë. Në qoftë se këtu, e thashë dhe më përpara, vijnë aparatura, sjellin tre-katër respiratorë, fjala vjen, për t’u përdorur për të sëmurët. Respiratori kërkon mjek dhe infermierë të kualifikuar, nuk mund ta përdorë kushdo. Sjellin aparatura shumë të shtrenjta, në një kohë që spitali s’ka patur asnjë ditë ngrohje gjatë dimrit. Është një situatë kuptohet e vështirë, e jashtëzakonshme, absurde që nuk kërkon njerëz qerratan, me një fjalë që bëjnë gallatë. Gallatë duan njerëz që s’kanë punë në fakt ose njerëzit e rrugëve. Ekipi që ju propozoni, që ka Partia Demokratike është një ekip punëtor, një ekip normal, popullit i duhet një qeverisje normale, i duhet t’i ringrihen institucionet të bashkëpunojnë mirë midis tyre jo siç ka ardhur kjo situatë deri tani.
“Suzana Nasi: Jam një nga legjendat e basketbollit në Gjirokastër. Kam luajtur domethënë që në moshën 12 vjeç dhe e kam lënë sportin në moshën 42 vjeç. Dua të di tani çfarë do bëhet për sportin në Gjirokastër. Ai pallati i sportit që është i mbyllur që kur kam lënë sportin unë nuk është hapur, vetëm hapët kur ka ndonjë manifestim për 7 Marsin dhe kur numërohen fletët e votimit. Dua të di çfarë do bëhet me rininë e Gjirokastrës ? Sa hapet pallati, më thotë djali, mama çfarë të bëj? E kam 25 vjeç, më rri në shtëpi. Ku të vete thotë? Nuk dua që fëmija im të më largohet nga Gjirokastra.”
Duke bërë thirrje për të votuar masivisht për ndryshimin më 25 prill, Basha shpjegoi programet e Partisë Demokratike për të gjithë sektorët e shtetit që sot sipas tij kanë ngecur në vendnumëro. Ai përsëriti edhe zotimin për anulimin e ligjit për arsimin e lartë, mbështetjen e universiteteve dhe studentëve, si dhe subvencionimin e fermerëve. Më tej ai shtoi se një vëmendje të veçantë do ketë edhe sporti .
Lulzim Basha: Njё nga problemet e mëdha tё shkaktuara nga kjo qeverisje ka qenë mbyllja e universiteteve, apo çuarja nё prag mbyllje tё tё cilat janё hapur me sakrifica tё mёdha. Nuk ka patur absolutisht asnjё politikë pёr ta mbështetur arsimin e lartё por nё tё kundёrt ka patur politika qё e kanё çuar mbrapa madje edhe mё prapa se nё kohёn e diktaturёs.
Ligji i Arsimit tё lartё ka prekur standarde qё lёnё pёr tё dёshiruar dhe me standardet e diktaturës. Nё kuptim?! Nё kuptimin qё i kanё përqendruar kompetencat gjithё pushtetin nё duart e kryeministrit dhe tё ministrit tё arsimit. Pra si nё çdo fusha tё jetës edhe tek arsimi, qëllimi nuk ka qenë progresi, nuk ka qenё përparimi, nuk ka qenё arritja e standardeve bashkëkohorë por ka qenë kontrolli, ka qenё pushteti, dhe kjo ka sjell nё shkatërrimin e arsimit tё lartё dhe cilësisë tё arsimit tё lartё. Anulimi i këtij ligji, hartimi i njё ligji bazuar nё standardet europiane dhe përvojat mё tё mira nё bashkëpunim me pedagogët dhe studentёt ёshtё njё nga zotimet mё tё hershme dhe tani pjesë e planit dhe programit tonё.
Qё ligji tё funksionojë duhet tё zbatohen disa pika konkrete tё këtij programi siç ёshtё rritja e financimit për arsimin e lartë. Dyfishimi faktikisht i financimit që do të bëjë të mundur edhe subvencionimin e tarifave të bachelor dhe master për pothuajse 90% të studentëve do të përfitojnë 100% subvencionim për shkak të gjendjes ekonomike të familjeve të tyre, rritja e rrogave të pedagogeve dhe një buxhet serioz për kërkimin shkencor sepse e thashë edhe në një takim që kisha me pedagogët në Shkodër,
Parimi i dytë është decentralizimi dhe këtyre dy pikave konkrete të planit ne i kemi bashkangjitur edhe kontaktin me institucionet europiane përfshirë komisionin Europian dhe universitetet europiane, aleancën e universiteteve europiane për të bërë të mundur që universitetet, jo thjeshtë të ekzistojnë në kuptimin e teorisë por të ekzistojnë si qendra të trajnimit profesional. Në veçanti, Universiteti i Gjirokastrës mund të ketë departamente të shkëlqyeshme të trajnimit profesional të fushës së turizmit, menaxhimit të turizmit dhe të fushës së teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit, pra të digjitalizimit. Në mënyrë që përmes këtyre kurseve të trajnohet rinia gjirokastrite dhe këto janë degë të cilat ju mundësojnë atyre të vetëpunësohen apo të punësohen në sektorë që i mbajnë në Gjirokastër se një programues nuk ka nevojë të shkojë në Gjermani por përmes një investimi gjerman apo austriak apo italian apo grek mund të punojë nga Gjirokastra dhe të paguhet me paga që janë të paimagjinueshme sot për rininë shqiptare në tërësi dhe për profesionistët shqiptarë.
Hapi i parë për të ndalur hemorragjinë vdekjeprurëse në kuptimin e vërtetë të fjalës, ka të bëjë me shëndetin dhe jetën e njerëzve, të mjekëve dhe infermierëve është rritja e pagave të tyre. Prandaj është dhe një nga aspektet kryesore dhe më të hershme të planit që kemi shpalosur. Po ne e dimë që nuk është vetëm çështja e pagave, është çështja e kushteve të punës ajo që i bën mjekët të largohen. Edhe këtu njësoj si në fushën e arsimit ka pasur centralizim, ka pasur mungesë profesionalizmi dhe ka pasur një urrejtje ndaj reformave që do ta bënin shëndetësinë të aksesueshme për qytetarët. Prandaj reforma në shëndetësi është prioritet i qeverisë së ardhshme. Parimi paraja ndjek pacientin është ai që do të zbatohet në mënyrë që... se faktikisht sot shqiptarët harxhojnë për frymë më shumë se sa popujt e tjerë të Ballkanit për shëndetin.
Dy janë komponentë kryesorë, subvencionet, mbështetja e drejtpërdrejtë për fermerin, e cila mungon dhe për turp jemi i vetmi vend në Ballkan që nuk e ndihmon fermerin shqiptar, e ndihmon Kosova, e ndihmon Maqedonia e Veriut. Dhe hapi i parë do të jetë një buxhet për mbështetjen e drejtpërdrejtë të fermerit, të paktën aq sa merr fermeri Kosovar dhe fermeri i Maqedonisë së Veriut. Një qind milion Euro në vit do të dedikohen për mbështetje të drejtpërdrejtë të tarifuar sipas llojit të prodhimit, për kaq ton të këtij lloj prodhimi do të ketë kaq euro mbështetje, qoftë ky bujqësor, qoftë blegtoral apo dhe në kultura të tjera që ka akuakultura te bletaria e kështu me radhë. E njëjta dhe për agro-përpunimin. Së dyti do të ketë një buxhet prej 50 milionë euro në vit për infrastrukturën që nga ujitja, vaditja domethënë, kullimi, te rrugët e aksesit të energjia elektrike, tek tregjet që mungojnë, tek frigoriferimi, te magazinimi dhe tek aksesi në treg dhe tek certifikimi i produkteve. Për të mbështetur edhe eksportin. Fermeri shqiptar pa i dhënë asnjë ndihmë shteti se asnjë ndihmë s’i ka dhënë në këto 8 vite dhe shikoni si ka mbijetuar e disa madje kanë vazhduar edhe të eksportojnë.
Do të thoja që në një vend ku kryeministri është marrë me art dhe me sport do ta kishte në vëmendje kryesore, për fat të keq i ka varrosur të dyja, edhe artin, edhe sportin. Arti dhe sporti janë 2/3 e njeriut. Arti dhe sporti, shpirti, trupi, janë 2/3 e njeriut. Është dhe mendja. Ju kërkoj si intelektualë dhe zëdhënës të mendjes dhe të shpirtit të Gjirokastrës, që ti kërkoni të gjithë bashkëqytetarëve tuaj të dalin masivisht në votime me 25 prill. I kemi provuar ti bëjmë ëndrrat realitet. Ëndrrën e lëvizjes së lirë ne e bëmë realitet. Ëndrrën e Shqipërisë anëtare të Bashkimit Europian do ta bëjmë realitet, mjafton të jemi të gjithë bashkë. Të besojmë tek ndryshimi dhe ta fillojmë ndryshimin me votë masive në Gjirokastër e kudo në Shqipëri me 25 prill.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38