Flash News

Ditari i Opozitës

“Basha bashkëpunon me Ramën”, Vokshi tregon mesazhet që i dërgon Balla në celular

“Basha bashkëpunon me Ramën”, Vokshi tregon mesazhet

Deputetja e PD, Albana Vokshi thotë se protesta e djeshme e opozitës ishte një tregues i qartë dhe një mesazh për Lulzim Bashën se demokratët janë të bashkuar.

E ftuar në A2 CNN,  Vokshi shtoi se pjesëmarrja masive në protestë “ia përplasi në fytyrë” Bashës që e kishte gabim, ndërkohë ka hedhur një akuzë të fortë për kryedemokratin, duke thënë se bashkëpunon hapur me kryeministrin Edi Rama, nëpërmjet Taulant Ballës.

Madje, ajo thotë se ka edhe prova për këtë, duke sjellë edhe disa mesazhe që për Vokshin janë fakte se si ai merr urdhra nga ministri i Brendshëm, Balla.

“Ia treguam Bashës dhe Ramës që jo vetëm mbushim rrugicën, por edhe Bulevardit plot e përlot. Të thuash që s’je bashkuar se s’ka ardhur Basha, të kesh 50 deputet dhe Basha të ketë 7, që s’po bëjnë as opozitën, se çfarë zgjedh Basha që s’po bën opozitë.

Është në marrëveshje direkte me Bashën nëpërmjet Ballës dhe urdhrat i merr nga Balla, i kemi të faktuara dhe mesazhet që sjell Balla “prisni mos e hidhni në votim se po vjen Basha”, apo ka dalë edhe mesazhi që i ka thënë Bashës “hajdeni””,deklaroi Vokshi.

 

 

Të fundit