Flash News

Ditari i Opozitës

Basha-Berishës: E trishtueshme kur dëgjon se sa poshtë ke rënë

Basha-Berishës: E trishtueshme kur dëgjon se sa poshtë ke

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Berisha sot në "Foltorën" me gratë demokrate të "Lidhjes Demokratike të Gruas".

Përmes një postimi në Twitter, Basha thotë se është e trishtueshme kur dëgjon se sa poshtë ka rënë Berisha.

"E trishtueshme kur dëgjon sa poshtë ka rënë Sali Berisha. Asnjë trillim, mashtrim, të thash e me the, nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale,"- shkruan Basha në Twitter.

Kujtojmë se Sali Berisha tha ndër të tjera se:

"Burime tërësisht amerikane dhe zyrtare më informonin mua se ky, i thotë ambasadores: Të dalim nga zyra se kemi regjistrues nga Berisha, më ka futur regjistrues Berisha dhe të bisedojmë jashtë. A mund të imagjinoni një gjë të tillë? Unë atë nuk e pranoja kurrë për mandat të tretë. Do gjeja 100 mënyra të vija te ju. Nuk do pranoja kurrë bëheshim ministri e Edi Ramës. Atë që nuk mund të pranoj sovranitetin”

Të fundit