Flash News

Ditari i Opozitës

Basha botoi librin, Flutura Açka mohon zërat: Nuk e shkrova unë, ky është roli im i vetëm

Basha botoi librin, Flutura Açka mohon zërat: Nuk e shkrova
Flutura Açka

Shkrimtarja dhe kandidatja për deputete e Partisë Demokratike Flutura Açka mohoi zërat, se është ajo autorja e librit të kryedemokratit Lulzim Basha. Ky i fundit, një ditë më parë nxorri librin "Misioni im".

Açka deklaroi në "Log." se roli i saj i vetëm në këtë vepër është si botuese, ndërsa bëri me dije se është vënë në kontakt me të rreth një muaj më parë. Ajo u shpreh se nuk mund të ishte autore e një libri të asaj natyre, ku flitet për opozitën dhe ka detaje nga jeta personale e Bashës.

“Janë qasjet e tij, flet për opozitën e tij, ekonominë dhe kulturën. Pavarësisht se dëgjova zëra se e kam shkruar unë. Unë mendoj se nuk mund të kem aq fuqi sa të shkruaj një libër të kësaj natyre. Pozicioni im është i botuese. Unë e kam marrë veprën në fund të janarit, fillim të shkurtit. Roli im në këtë vepër është si botuese dhe do e mbroj këtë vepër”, tha Açka.

Të fundit