Flash News

Ditari i Opozitës

Basha brenda korrikut me ekip të ri, Këshilli i ri Kombëtar do të zgjedhë sekretarët dhe nënkryetarët e partisë

Basha brenda korrikut me ekip të ri, Këshilli i ri Kombëtar do

Ditën e nesërme, 17 Korrik, do të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ku janë thirrur 7 mijë e 500 delegatë për të marrë pjesë. 

Fillimisht do të diskutohet analiza për humbjen e zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, faza e parë e saj, për evidentimin e faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm. Ndërsa më pas, delegatët do të shqyrtojnë ndryshimet në statut, ku Komisioni Statutor i PD-së miratoi vetëm 11 propozimet e kryedemokratit Lulzim Basha.  Ky i fundit propozon një kryesi më të zgjeruar, ku përveç kryetarit të Këshillit Kombëtar, do të zenë vend edhe drejtues te disa strukturave të tjera, të cilët më parë nuk kanë qenë pjesë e forumeve të PD -së. Një tjetër propozim i Lulzim Bashës është qe numri i sekretarëve të mos jetë i limituar, por të caktohet nga kryetari.

Në thelb të ndryshimeve statutore të propozuara nga Lulzim Basha është rritja e fuqisë vendimmarrëse së Këshillit Kombëtar, zgjerimi i përfaqësimit në kryesinë e partisë, rritja e numrit të sekretariateve dhe rikthimi i departamenteve. 

Gjatë Kuvendit Kombëtar, Basha do të përcjellë mesazhin kryesor politik për rrugën ku do ecë partia që ai drejton ne katër vitet e ardhshme opozitë, ndërkohë pas tij në podium pritet te marrin fjalën 19 drejtues politik që udhëhoqën fushatën e Partisë Demokratike më 25 Prill.

Delegatë në Kuvendit Kombëtar do të votojnë dhe për anëtarët e rinj të Këshillit, mandati i të cilit u ndërpre para kohe. Nga lista me 600 kandidatë të miratuar dje nga Kryesia, do të zgjidhen 300. Në listën bie në sy mos përjashtimi i kritikëve të Bashës si Edit Harxhi, Arben Ristani apo Fatbardh Kadilli apo edhe rebeleve si Fatjona Dhimitri që nuk pranoi të digjte mandatin e deputetes.

Sipas ABC-së, brenda korrikut Partia Demokratike do të rinovojë lidershipin në krye të partisë. Anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar që do të votohen këtë të shtunë, do të zgjedhin sekretarët e rinj në krye të PD por edhe nënkryetarët e partisë.

Të fundit