Flash News

Ditari i Opozitës

Basha: Deklaratat e Berishës në ‘foltore’ kanë metodologji të komunizmit

Basha: Deklaratat e Berishës në ‘foltore’ kanë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se ajo që ka ndodhur nga 9 shtatori deri më sot është keqpërdorimi maksimal i demokratëve për interesa vetjake të një njeriu (Sali Berisha).

I ftuar në ‘real Story’, Basha thotë se Berisha ka ndërmarrë një tur takimesh ku ka përdorur një ligjërim dhe fjalor të njëjtë me metodologjine e komunizmit.

Lulzim Basha: Ajo që unë konstatoj dhe mendoj që është fakt, jo vetëm opinion, është që vendimi është marrë më 9 shtator dhe pas vendimit të marrë më 9 shtator, kemi zotin Berisha, i cili siç thatë dhe vetë ka ndërmarrë një tur takimesh ku ka përdorur një ligjërim dhe një mënyrë veprimi, e cila për fat të keq rikujton pjesë të trashëgimisë të tij politike të pasur 30 vjeçare me arritjet, por edhe dritëhijet e tij, një fjalor që është emetuar si antikomunist apo postkomunist, por në vetvete mbart të njëjtat tipare, të njërën metodologji të komunizmit, linçimin e atij që mendon ndryshe nga ty, stigmatizimin e atij që nuk mendon si ty, sulmin  paraprak për të krijuar një terren të dominimit të një fabule, të një të vërtete dhe jo  të debatimit apo diskutimit të hapur për çfardo çështje, qoftë edhe të një çështje thelbësore për të cilën zoti Berisha ka të drejtë të hapë një debat publik edhe në rradhët e demokratëve.

Pra ajo që ka ndodhur nga 9 shtatori deri më sot është keqpërdorimi maksimal, shpërdorimi do të thoja i demokratëve, manipulimi me gjendjen ku ndodhet sot Partia Demokratike, demokratët, demokracia shqiptare për interesa vetjake të një njeriu.

Shumë mirë mund ta kishte ndërmarrë një tur të tillë, duke konstatuar siç ka konstatuar prej fillimit pikëpamjen e tij se vendimi non grata është i padrejtë, se do ta ndjekë këtë vendim non grata permes vendimeve gjyqësore që ka njoftuar, se rrespekton kontributin e demokratëve dhe sakrificat e  tyre, se nuk do ti bëhet barrë as Partisë Demokratike, as grupit parlamentar te Partisë Demokratike, aq më shumë në një situate ku ndodhemi, që është një situatë prag asgjësimi të demokracisë pas masakrës zgjedhore të 25 prillit.

Mund të kishte shprehur vlerësimin e tij për vendimin e kryetarit të partisë, mund të kishte thënë që ky vendim në gjykimin e tij është i padrejtë, por kurrsesi nuk duhej të keqpërdorte, të manipulonte gjendjen e rëndë në të cilën ndodhen sot demokratët , demokracia shqiptare, shqiptarët si rezultat i masakres zgjedhore për interesat e tij personale.

Kështu që nga kjo pikëpamje e vetmja gjë që ka ndryshuar është jo akti im i pezullimit në grupin parlamentar është i vetmi akt që është marrë. Kam deklaruar dhe dua ta perseris që prej dites time të parë në krye të Partisë Demokratike që unë nuk jam i kulturës së përjashtimit, nuk kam përjashtuar asnjë njeri të vetëm nga Partia Demokratike, sigurisht nuk mbaj asnjeri me forcë, por në vijim të këtij mendimi nuk mund të ndaloj askend të vetëpërjashtohet duke i rene me shkelm vlerave dhe parimeve që mbajne bashkë familjen tonë politike e në vecanti duke ekspozuar antivlera që i perkasin një sistemi që kemi lene pas, një mendesie që e kemi lene pas ose me mire të themi, duam ta leme pas sepse në fakt ka vazhduar të na shoqeroje këto 30 vite të tranzicionit post komunist.

Të fundit