Flash News

Ditari i Opozitës

Basha-demokratëve: Mund të kishit patur oferta, si ndonjëri që shiti shpirtin te kundërshtari politik

Basha-demokratëve: Mund të kishit patur oferta, si ndonjëri
Kryedemokrati Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me strukturat në Njësinë 1 dhe 2 në kryeqytet. Kryetari i PD ka theksuar sërish se 25 prilli e ka nxjerrë më të fortë partinë e tij.

Basha iu tha demokratëve se betejën, siç e quan ai, nuk e bën për veten apo kryetarin, por për vendin. Ai theksoi ofertat që mund të kenë patur demokratët, ndërsa shtoi se ka dhe nga ata që shkelën mbi sakrificën dhe u shitën te kundërshtarët.

“Shumëkush prej jush mund të kishte zgjedhur mos të qëndronte, ose mos të luftonte, ose të mbyllej në shtëpi, ose të ikte fare nga Shqipëria. Shumëkush prej jush mund të kishte patur edhe oferta, si ndonjëri që duke shkelur mbi sakrificën dhe gjakun e demokratëve shiti shpirtin tek kundërshtari politik, askush s’ju detyroi të ishit në këtë betejë”, u shpreh Basha.

Të fundit