Flash News

Ditari i Opozitës

Basha dha dorëheqjen, Dash Shehi: E bëri tërkuzë, nuk vlen për opozitën

Basha dha dorëheqjen, Dash Shehi: E bëri tërkuzë, nuk vlen

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi u shpreh se dorëheqja e djeshme e Lulzim Bashës nga kreu i PD, ishte e vonuar.

Për ABC News, Shehi tha se Basha duhet të ishte dorëhequr që më 25 Prill, duke theksuar se ai nuk vlen më për opozitën. I pyetur nëse dorëheqja e Bashës mund të jetë një lojë, Shehi tha se gjëra të tilla janë mbyllur.

“Nuk ka shumë rëndësi deklarata, rëndësi ka që u largua. Duhet të ishte larguar me kohë, në 25 prill. Kjo humbje më datë 6 kjo është humbje me njëri-tjetrin, por ne garën e kemi me Edi Ramën. Lojërat janë mbyllur, unë them se Basha nuk vlen më për opozitën shqiptare. Ka qenë një tërkzuë e gjatë që nga 25 prilli deri tani që ka prodhuar dhe këtë zallamahinë tjetër. Nëse merremi me këtë punë se si e tha Basha, atëherë kjo punë nuk mbaron ndonjëherë, opozita duhet të ecë përpara. Unë e quaj një histori të mbyllur”, tha Shehi.

Të fundit