Flash News

Ditari i Opozitës

“Basha dhe Berisha do ishin duke u përqafuar po të ishin fituar zgjedhjet”, Shehi tregon mënyrën se si mund të zgjidhet situata

“Basha dhe Berisha do ishin duke u përqafuar po të ishin fituar

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar situatën në selinë blu. Sipas tij, nëse opozita do të kishte fituar zgjedhjet nuk do kishte përplasje siç po ndodh aktualisht. Shehi tha për "Fax neës" se Sali Berisha dhe Lulzim Basha do të ishin duke "u përqafuar".

"Basha dhe Berisha janë derivat i humbjes së zgjedhjeve. Se po të kishin fituar zgjedhjet, do ishin majë tribunës duke u përqafuar dhe duke na përshëndetur. Edhe një pjesë do u thonin shumë faleminderit. Ndodhi kjo unë tani. Fatkeqësisht brenda PD kanë ndodhur edhe gjëra të tjera të cilat për hir të së vërtetës nuk kanë lidhje me politikën edhe kanë fillur sherret", deklaroi Shehi.

Ky i fundit shtoi se kjo situatë do e ketë një zgjidhje, duke theksuar se e sheh rrugën në një dimension më të madh. Ai nënvizoi se është koha për riformulim të opozitës, duke mos ulur rolin e PD-së.

"Por unë mendoj se kjo situatë do ketë një zgjidhje. Unë e konsideroj këtë zgjidhje të këtij problemi në një dimension më të madh. Koha tregoi se nuk mjafton vetëm PD, u mblodhëm ne të gjithë me PD dhe morëm 39%. Se janë dhe votat tona aty, pra PD vetë mund të jetë tek 30 apo 35%. Me sherret që po bëhen nuk besoj se është zgejdhurar. Kështu që ne duhet të mendojmë një riformulim të ri të opozitës shqiptare që nuk e ul rolin e PD", shtoi Shehi.

Të fundit