Flash News

Ditari i Opozitës

“Basha dilte për dreka e darka me Aqif Rakipin”/ Deklarata e Berishës, reagon Bardhi

“Basha dilte për dreka e darka me Aqif Rakipin”/ Deklarata e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se Lulzim Basha ka drekuar dhe darkuar me ish-deputetin socialist Aqif Rakipin, tashmë i shpallur “non grata”.

Teksa tha se dënon çdo akt të blerjes së votes, ish-kryeministri shtoi se Basha madje ka tentuar ta angazhojë Aqif Rakipin në një koalicion me PD-në. Gjithashtu bëri me dije se ai e ka takuar vetëm një her ëish-deputetin socialist.

“Jam, kam qenë e do mbetem për çdo lloj sanksioni që bazohet në fakte dokumente e prova, kjo nuk ka dyshim, këtu nuk kam asnjë hezitim ndaj cilitdo. Rasti konkret, nuk jam futur shumë në hollësi se po të futesha, më dilte një seri drekash e darkash të Lulzim Bashës me Qifen.

Apo përpjekjet e tij për ta angazhuar në koalicion me PD-në. Unë e kam takuar një herë në jetën time e në mënyrën më absolute dënoj çdo akt blerje apo shitje vote”, u shpreh ish-kryeministri.

I pyetur nëse e ka kursyer Bashë, Berisha tha se “Jo, po s’kam dashur të ndërhyj në këto çështjet e drekave e darkave në këto çështje si gjysmë private, nuk e kam parë të arsyeshme”.

Pas deklaratës së Berishës ka reaguar deputeti Gazment Bardhi, i cili ka sulmuar Berishën, ndërsa shkruan me ironi se kjo është “opozitë e vërtetë”.

“Qëndrim ineterestant i SB: Nuk ka komentuar vendimin për sanksionet e SHBA ndaj AR, mqs ai nuk qenka shpallur non-grata se ka blerë vota në bashkëpunim me krimin e organizuar për llogari të ER, por sepse ka ngrenë drekë me LB. “Opozitë” e vërtetë, jo llafe”, shkruan Bardhi.

Të fundit