Flash News

Ditari i Opozitës

Basha: Do e pastrojmë politikën nga pazaret. E duan Shqipërinë në gjunjë, por s'do ja dalin

Basha: Do e pastrojmë politikën nga pazaret. E duan

Kryedemokrati Lulzim Basha ka ritheksuar për të disatën herë se do ta pastrojë politikën nga llumi i tranzicionit dhe pazaret.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i demokratëve thotë se politikanët e korruptuar, mediat që i shërbejnë qeverisë dhe klientët e kësaj të fundit janë së bashku kundër ndryshimit. Basha shton se ato e duan Shqipërinë dhe qytetarët të gjunjëzuar.

"Politikanët e korruptuar, mediat kliente të Ramës & oligarkët,janë bashkë kundër ndryshimit. E duan Shqipërinë në gjunjë, ku ata fitojnë dhe shqiptarët humbasin. Nuk do ja dalin!Do ta pastrojmë politikën nga llumi i tranzicionit, nga veset & pazaret e tyre", shkruan Basha.

Të fundit