Flash News

Ditari i Opozitës

Basha: Do t’i bindim aleatët për masakrën zgjedhore dhe do përgatisim platformë për të rikthyer legjitimitetin

Basha: Do t’i bindim aleatët për masakrën zgjedhore
Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me strukturat në Kavajë. Ai ka folur për 25 prillin, duke e cilësuar atë masakër zgjedhore. Sipas tij, vetëm PD mund të ndryshojë situatën në vend. Basha theksoi se ka rënë demokracia.

Ai tha se do të bindë aleatët për "masakrën zgjedhore" dhe se do të përgatisë një platformë për t’i rikthyer demokracinë vendin. Gjatë fjalës së tij, Basha nënvizoi se beteja është ekzistenciale dhe jo midis dy kampeve politike.

"Ajo që ka ndodhur me 25 prill nuk është një proces tjetër zgjedhor me disa probleme. Me 25 prill ka rënë perdja e hekurt dhe është asgjësuar instrumenti i vetëm i ndryshimit që kishte mbetur që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ka rënë demokracia.

Pra, beteja sot nuk është më një përballje midis dy kampeve politike dhe nuk është një përballje thjesht dhe vetëm për  të rritur e shtuar mbështetjen elektorale. Beteja sot është ekzistenciale, do të kemi apo s’do të kemi demokraci në këtë vend.

Ne do t’i bindim aleatët tanë për masakrën zgjedhore, për vjedhjen më të madhe industriale të votave në histori dhe do të përgatisim bashkë me ta shumë shpejt një platformë për t’i rikthyer legjitimitetin dhe demokracinë vendin", tha Basha.

Të fundit