Flash News

Ditari i Opozitës

Basha e la jashtë grupit parlamentar, Berisha: Tre arsyet pse vazhdoj të jem deputet i PD

Basha e la jashtë grupit parlamentar, Berisha: Tre arsyet pse vazhdoj

Ish-kryeministri Sali Berisha ka renditur tri arsyet pse sipas tij vendimi i kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar është nul.

I ftuar në Syri.tv, Berisha thotë se në gjykimin e tij ai është ende pjesë e grupit parlamentar të PD.

“Unë jam anëtar i grupit të PD. Pavarësisht nga burokracia, por ka një ligj, i cili përcakton se kur deputeti nuk është anëtar i forcës së vet politike. Pse jam anëtar i grupit parlamentar të PD? Sepse unë kam kandiduar për PD dhe jo si i pavarur. Së dyti, KQZ e ka lëshuar mandatin e Sali Berishës si deputet i PD. Së treti, zoti Basha ka shpallur një deklaratë televizive, duke dhunuar çdo germë, çdo nen, çdo fjalë të statutit të PD.

Unë nuk kam asnjë vërejtje për mendimin e tij personal, por ky mendim është nul nëse nuk votohej minimumi në Këshillin Kombëtar ku duhet miratuar me dy të tretat”, tha Berisha.

Të fundit