Flash News

Ditari i Opozitës

Basha e "ndëshkoi", Bylykbashi e "thumbon": Demokracia s'mund të jetë ajo që vendos një individ për llogarinë e tij

Basha e "ndëshkoi", Bylykbashi e "thumbon": Demokracia

Deputeti Oerd Bylykbashi ka "thumbuar" kryedemokratin Lulzim Basha pasi ky i fundit e përjashtoi nga drejtimi i Reformës Zgjedhore. Bylykbashi doli kundër vendimit të Bashës për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD. Deputeti ka dalë në mbështetje të "Foltores" së Berishës.

Duke marrë si shembull filmin “Ura e spiunëve”, ai thotë se demokracia është frymë, besim, por edhe rregulla. Bylykbashi nënvizon se vetëm statuti të bën demokrat.

Ai shton se rregullat burokratike s'mund të jenë kundër frymës së demokracisë dhe as ta pengojnë atë. Bylykbashi thekson se demokracia nuk mund të jetë ajo që mendon dhe vendos një individ i vetëm, ndërsa shton se bazohet mbi parimet e përbashkëta.

Në të kundërt, shkruan deputeti, nuk është demokraci, por autokraci. Nëse nuk reagojmë, nënvizon Bylykbashi, pavarëisht se ka 30 vite që autokracia është rrëzuar, ajo mund të rikthehet.

"Nëse partitë që përfaqësojnë popullin në organet e pushtetit nuk kanë demokraci brenda tyre e brenda tyre nuk ka zbatim rregullash, mos prisni që shteti ku këto parti qeverisin, të jetë demokratik!

Nëse arrijmë në këtë pikë, kemi arritur tek ura përtej së cilës partitë njihen me emrin e kryetarëve dhe jo për kredon që përfaqësojnë", shkruan ai ndër të tjera.

Të fundit