Flash News

Ditari i Opozitës

Basha e përjashtoi nga grupi, Berisha tregon aksionin politik që do të ndërmarrë

Basha e përjashtoi nga grupi, Berisha tregon aksionin politik që do

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka bërë të ditur se cili do të jetë hapi i radhës që do të ndërmarrë pasi kryedemokrati Lulzim Basha e përjashtoi tri ditë më parë nga grupi parlamentar.

I ftuar në “Zonë e Lirë”, Berisha tha se do të bëjë gjithçka që PD të rimarrë vlerën e dikurshme, ndaj do të zhvillojë takime të hapura në të gjithë Shqipërinë dhe paralajmëroi referendum.

“Aksioni im, është rivendosja, konsulta, debati me anëtarët e PD, aktivistët e PD, drejtues të PD, për çfarë? Së pari për mënyrën se si Luzlim Basha vendosi për të shkelmuar rregull statutor. Së dyti, Lulzim Basha me këtë veprim me një akt pabesie dhe synonte pa asnjë diskutim, t’i hapë rrugën marrëveshjes me Edi Ramën. Përfitimet e nëndheshme, mund të bëni ndonjë investigim dhe dalin.

Rëndësi për mua ka që shkelmimi që kryetari i PD bëri për statutin, ligjin dhe kushtetutën e PD, duke shkelmuar çdo anëtar dhe aktivist të saj. Unë do të bëj çdo gjë që anëtarët e PD të thonë fjalën e tyre dhe të jeni të sigurt që do e realizoj këtë gjë. Do zhvilloj takime demokratike të hapura në të gjithë Shqipërinë dhe deri në shprehje me referendum për këtë gjë”, tha Berisha.

Të fundit